Si rezultat i dy shpërthimeve që buçitën në qytetin Kizliar të Dagestanit, sipas të dhënave paraprake, gjetën vdekjen më tepër se 10 persona, ndër të cilët edhe shefi i Degës rajonale të Punëve të Brendshme. Akti terrorist ndodhi 300 metra larg godinave të MPB, Shërbimit Federal të Sigurimit dhe gjimnazit. Nga të dhënat e marra deri tani rezulton, se i pari u hodh në erë një automobil i markës "Niva" i minuar me eksploziv, kurse e dyta një makinë e "Ndihmës së shpejtë". Kreu i MPB të Rusisë Rashid Nurgalijev dha urdhër të përforcohet mbrojtja e objekteve veçanërisht të rëndësishme dhe vendeve të grumbullimit masiv të njerëzve në Dagestan në lidhje me Situatën Emergjente në këtë republikë.