Dhjetra kinema franceze sot po demonstrojnë në transmetim direkt nga Moska baletin "Flaka e Parisit". Publiku francez praktikisht nuk e njeh fare këtë balet sovjetik, të vënë në skenë sipas motiveve të romanit Feliks Gra "Marsiliezët" nga baletmaestro rus Vasilij Vajnonen me muzikë të kompozitorit Boris Asafiev. Në Paris ai do të transmetohet nga një prej kinemave të zonës më të prestigjshme të kryeqytetit francez - Champs-Elysées. Përveç Francës transmetimi i baletit, kushtuar Revolucionit të Madh Francez, do të realizohet edhe në 150 kinema të Europës.