Në Shën Peterburg po starton Festivali kinematografik "Hap sytë!" kundër racizmit dhe ksenofobisë. Organizatorët e festivalit janë mëse të bindur, se pikërisht në festivale të tilla njerëzit e kanë shumë më të lehtë të kuptojnë gjithë inkoherencën, mospërputhjen dhe vështirësitë e botës bashkëkohore, të refuzojnë klishetë që u imponohen me këmbëngulje atyre. Një nga filmat më të mprehtë të festivalit është thrilleri gjerman -"Eksperimenti-2"- mbi mësimin e tmerrshëm të historisë, si rezultat i të cilit bëhet fare e qartë se me ç'lehtësi rinia bashkëkohore mund ta pranojnë ideologjinë e nazizmit.