Në Rusi sot do të zhvillohen ceremonitë e para funerale të varrimit të viktimave të akteve terroriste që u kryen në metronë e Moskës. Në vigjilje në kryeqytetin rus u shpall Ditë Zie. Praktikisht në të gjitha kishat dhe tempujt e vendit u zhvilluan liturgji përshpirtjeje. Sipas të dhënave të fundit, akti i dyfishtë terrorist mori jetët e 36 vetave. Në spitale me plagë dhe trauma të ndryshme janë shtruar 70 persona. Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i quajti aktet terroriste në metronë e Moskës "krim monstruoz" dhe premtoi se organizatorët e tyre do të gjenden dhe do të likuidohen. Kryeministri Vladimir Putin dha urdhër për përforcimin e masave të sigurisë në transportin publik.