Për përballimin e rrezikut kërcënues të terrorizmit duhet të përgatitemi teknikisht. Këtë gjë e dikton rritja e pajimit teknik të terroristëve, i deklaroi Kreu i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë Sergei Shojgu kanalit televiziv "Rossia 24". Sipas fjalëve të tij, duhen dyfishuar mundësitë e sistemit kompleks mbarërus të informimit dhe paralajmërimit të popullsisë, i cili lejon aktualisht të njoftohen mbi situatat emergjente njëkohësisht 30 milionë veta. Gjatë kësaj është e domosdoshme që jo vetëm të bëhet lajmërimi për rrezikun, por edhe të mësohen njerëzit se si ti shmangen atij. Shojgu mendon, se me sistem paralajmërimi dhe videovëzhgimi duhet të pajiset çdo autobus dhe çdo vagon.