Qindra veta erdhën në Tempullin e Krishtit Shpëtimtar në Moskë për të nderuar kujtimin e viktimave të akteve terroriste në metronë e kryeqytetit rus. Liturgjinë e përshpirtjes e mbajti Kryepeshkopi i Istrinskut Arsenij. Në qendër të stacionit të metrosë "Llubjanka", ku dje buçiti shpërthimi i parë, u duk "Vendi i kujtimit". Atje moskovitët sjellin lule të freskëta, ndezin qirinj përshpirtjeje dhe vendosin ikona të vogla. Në vigjilje, dje në mbrëmje, në këtë stacion erdhi edhe Presidenti Dimitri Medvediev. Ai premtoi, se organizatorët e akteve terroriste në metro do të gjenden dhe do të likuidohen. Shumë lule e qirinj janë vendosur edhe në stacionin "Park kulturi", ku ndodhi shpërthimi i dytë.