Rusia u bashkua me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB kundër Republikës Popullore Demokratike të Koresë për provat bërthamore të zhvilluara nga ajo. Dekreti, i nënshkruar nga Presidenti Dimitri Medvediev, u ndalon strukturave shtetërore, personave fizikë dhe juridikë të blejnë në RPD të Koresë të gjitha llojet e armëve dhe mjeteve materiale të lidhura me to si dhe transportimin e tyre nëpërmjet territorit të Federatës Ruse. Përjashtohet nga ai edhe ofrimi i shërbimeve financiare të cilat mund ti shërbejnë realizimit të programeve të RPD të Koresë të lidhura me veprimtarinë bërthamore. Koreja e Veriut realizoi një sërë provash bërthamore në maj të vitit 2009. Në korrik të po atij viti ajo bëri edhe lëshimin e raketave me rreze të vogël fluturimi.