30 mars. Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS):

Trupat e Frontit të 2-të Bjellorus sot morrën me sulm qytetin dhe kështjellën e Danzigut. Kundërshtari e përgatiti qytetin për një mbrojtje të gjatë. Danzigun e kishin marrë nën mbrojtje forca të mëdha ushtarësh gjermanë të mbështetur  me zjarr artilerie nga anijet luftarake. Por planet e hitlerianëve u minuan edhe nga veprimet e vendosura të trupave sovjetike.

Trupat e Frontit të Dytë Ukrainas kaluan në ofensivë në drejtim të Bratisllavës. Gjermanët, duke u përpjekur të zmbrapsin njësitë tona sulmuese pararojë, kalonin herë pas here në kundërsulme. Trupat e këmbësorisë sovjetike me mbështetjen e anijeve të flotiljes së Danubit synonin të merrnin gjithashtu me goditje të përqendruar qytetin Komarno - qendrën e madhe industriale të Çekosllovakisë.

Gjermania:

Kancelari i Gjermanisë Adolf Hitler vazhdonte të kërkonte fajtorët për katastrofat ushtarake të Rajhut të Tretë (Third Reich). E pësoi mirë nga ai për këtë bile edhe Garda Pretoriane e trupave SS-se. Në këtë ditë Fyreri i Third Reich i deklaroi ministrit gjerman të propagandës, doktor Paul Joseph Goebbels, se as Josef Dietrich, as Paul Hausser nuk zotërojnë talent prej strategësh të vërtetë ushtarakë dhe se nga radhët e trupave SS-se nuk ka dalë as edhe një komandant i klasit të lartë.

Historia në detaje:

0 Me medaljen më të lartë të Bashkimit Sovjetik «Победа» ("Fitorja") për kontribut të shquar në asgjesimin e fashizmit u nderuan: Mareshalët Zhukov Rokosovskij dhe Koniev. Është e domosdoshme të vihet në dukje, se pas përfundimit të luftës u morr vendimi për nderimin me urdhërin «Победа» të komandantëve të trupave aleate. Për suksese të mëdha në zhvillimin e operacioneve luftarake me përmasa të gjera, si rezultat i të cilave u arrit fitorja e  Kombeve të Bashkuara mbi Gjermaninë hitleriane, u dekoruan gjenerali i armatës së SHBA-s Dwight David Eisenhower dhe feldmareshali Bernard Law Montgomery.