0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev nuk përjashton mundësinë e rreptësimit të dënimit për nenin "Terrorizëm". Për këtë ai deklaroi në mbledhjen kushtuar përsosjes së sistemit gjyqësor. Medvediev mendon, se lindi nevoja për miratimin e akteve speciale normative, të drejtuara për parandalimin e terrorizmit dhe përmirësimin e punës së dikastereve që hetojnë krime të kësaj natyre. Ai theksoi domosdoshmërinë e marrjes së masave suplementare të drejtuara për garantimin e sigurisë në mjetet e transportit publik dhe në vendet e grumbullimit masiv të njerëzve. Presidenti i quajti aktet terroriste që u kryen në metronë e Moskës "krim të tmerrshëm".