0Petagoni po krijon një qendër të re për studimin e thelluar të gjuhës ruse në Universitetin Winconsin në Madison. Ministria e mbrojtjes e SHBA-s ka caktuar për këtë qëllim një grant prej rreth 1 milionë dollarësh në 3 vitet e afërta. Programi i ri do të përfshijë studimin në Universitetin Shtetëror të Shën Peterburgut dhe stazhin në qytete të ndryshme të Rusisë. Siç njofton Agjencia ITAR-TASS, iniciativa për krijimin e qendrave të tilla drejtohet për zgjerimin e numrit të specialistëve në Amerikë, të cilët zotërojnë në mënyrë profesionale gjuhët më të rëndësishme, duke përfshirë këtu gjuhët ruse, arabe, kineze, persiane e kështu me radhë.