0Rusia do të dërgojë në Republikën e Haitit, e cila e pësoi keq nga tërmeti i fuqishëm në janar të vitit 2010, produkte ushqimore dhe sende të tjera të nevojës së parë në kuadrin e operacionit të dhënies së ndihmës humanitare ndërkombëtare, njoftoi Përfaqësuesi i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Federatës Ruse Valeri Shuiko. Sipas vlerësimeve të ekspertëve të OKB-së, Rusia është një nga lideret në luftën për garantimin e sigurisë ushqimore në botë.  Me mjetet financiare, që derdhen nga qeveria e Rusisë në fondin e Programit Ushqimor Botëror, që nga viti 2005 janë siguruar rreth 120 mijë tonë produkte ushqimore për vende të ndryshme në nevojë.