Arma bërthamore nuk duhet të bjerë në kurrfarë mënyre në duart e terroristëve, deklaruan ekspertët amerikanë dhe rusë në konferencën për likuidimin global të armatimeve bërthamore që po zhvillohet në Atlantë. Ambasadori i Federatës Ruse në SHBA Sergei Kisljak nënvizoi, se shpërthimet në metronë e Moskës kujtuan edhe një herë mbi atë të vërtetë tashmë të provuar shumë herë, se për hir të arritjes së qëllimeve të veta banditët nuk ndalen përpara asgjëje. Mundësia e rënies së armës bërthamore në duart e terroristëve mund të përjashtohet plotësisht vetëm kur të arrihet likuidimi i plotë i saj, tha Kisljak. Ai vuri në dukje, se rreth 70 vende, ndër to edhe Federata Ruse e SHBA, po punojnë bashkarisht në këtë drejtim.