500 veteranë nga vendet e huaja të afërta dhe të largëta do të marrin pjesë në aktivitetet festive të 65 vjetorit të Fitores së Madhe në Shën Peterburg. Këta janë veteranë të frontit, të cilët patën luftuar në Leningrad, në frontet e Vollhovit dhe Karelisë si dhe banorë të qytetin që përjetoi bllokadën. Në vigjilje të Ditës së Fitores më 8 maj ata do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule në kompleksin përkujtimor Piskarjovskoje - varrezën më të madhe vëllazërore të Luftës së Dytë Botërore. Më 9 maj veteranët do të parakalojnë nëpër rrugën Njevskaja të Shën Peterburgut.