Teksti i Traktatit të ri ruso-amerikan mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) nuk përmban ndërlidhurinë e sistemeve mbrojtëse dhe ofesive, duke përfshirë edhe ato antiraket, deklaroi Zëvendësja e sekretares amerikane të shtetit për kontrollin mbi armatimet dhe sigurimin ndërkombëtar Ellen Tosher. Ajo vuri në dukje gjatë kësaj, se përpunimi nga Rusia dhe SHBA i Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive rrit transparencën dhe parashikueshmërinë në marrëdhëniet mdis këtyre vendeve dhe në sferën e stabilitetit strategjik në tërësi, si dhe i shërben "riformatimit" të lidhjeve të SHBA-s me Federatën Ruse.