Aktet terroriste në metronë e Moskës, që u kryen të hënën, ishin organizuar me mbështetjen nga jashtë. Një version të tillë nuk e përjashtoi aspak Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov, njofton Agjencia ITAR-TASS. Sipas mendimit të Lavrovit, pas organizimit të tyre mund të qendrojnë grupimet terroriste që veprojnë në Afganistan dhe Pakistan. Në lidhje me këtë Ministri shprehu besimin e vet të plotë në lidhje me atë, se një vemendje e veçantë duhet tu kushtohet burimeve të financimit të terrorizmit, një nga të cilët është narkotrafiku.