"Pesëshja" e Arktikut (Kanadaja, Rusia, SHBA-s, Danimarka dhe Norvegjia) nuk prek aspak interesat e Këshillit të Arktikut dhe i shërben zgjidhjes së problemeve në rajon, për shembull për nga pikëpamja e mbrojtjes së mjedisit rrethues, kërkimit e shpëtimit të atyre që pësojnë katastrofë në det e shumë të tjera. Për këtë deklaroi të hënën Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov sipas përfundimeve të mbledhjes ministrore të 5 shteteve bregdetare të Oqeanit të Ngrirë të Veriut. Sipas fjalëve të tij, në takim u konfirmua gjithashtu besnikëria ndaj dokumeneteve të miratuara më parë, në të cilat "deklarohet, se të gjitha çështjet kyçe që kanë të bëjnë me rajonin Arktik mund dhe duhet të zgjidhen vetëm me rrugë paqësore".