Lufta kundër terrorizmit do të jetë një nga temat kryesore që do të diskutojnë ministrat e punëve të jashtme të vendeve të "G-8" në qytetin kanadez Gatineau.  Rusinë në të do ta përfaqësojë Kreu i MPJ Sergei Lavrov. Të hënën ministrat dënuan rreptë aktet terroriste në metronë e Moskës, duke theksuar se kanë ndërmend të bashkëpunojnë edhe më tej me qëllim që të kundërveprohet ndaj terrorizmit. Pritet që liderët e "G-8" të miratojnë gjithashtu një deklaratë të veçantë në lidhje me situatën në Afganistan. Një vend qendror në dokument planifikohet ti kushtohet luftës kundër drogës. Pjesëmarrësit e takimit do të shqyrtojnë gjithashtu edhe gjendjen e punëve me rregullimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.