29 mars. Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS):

Trupat e Frontit të 3-të Bjellorus sot përfunduan likuidimin e grupimit të Prusisë Lindore të forcave gjermane të rrethuar në pjesën veriperëndimore të Königsbergut. Kundërshtari ndërmerrte përpjekje të dëshpëruara me qëllim që të mbahej edhe disa ditë, duke shpresuar që ti nxjerrë gjatë kësaj kohe me anë të detit ato pak forca që mbetën nga njësitë e veta të shpartalluara. Trupat e Frontit të 2-të Bjellorus vazhdonin luftimet e suksesshme në qytetin Danzig. Gjermanët u përforcuan në pikat e zjarrit dhe godinat e fortifikuara dhe vazhdonin të bënin një rezistencë këmbëngulëse, të tërbuar. Njësitë sulmuese sovjetike, të mbështetura nga topat e artilerisë dhe tanket, kapërcejnë pirgjet dhe barrikadat dhe vazhdojnë të shtypin pikat kyçe të rezistencës gjermane. E gjithë pjesa qendrore e qytetit është pastruar tashmë nga trupat gjermane.

Gjermania:

Adolf Hitleri e largoi gjeneral kolonelin Geynsh Guderian nga posti i shefit të Shtabit të Përgjithshëm. Në kujtimet e veta gjeniu i njësive tankiste të Rajhut të Tretë shkruan: "Unë u largova nën shoqërimin e Keitelit nga bunkeri i Fyrerit, vetëm se kësaj herë përgjithmonë. Dhe veprova mjaft drejt që nuk i kundërshtova atij.E ç'mund ti thoja unë më Fyrerit për këtë? Do të ishte punë krejt e kotë, sepse lufta ishte tashmë e humbur për ne".

Historia në detaje:

Në këtë ditë Lavrenti Beria e la postin e Komisarit popullor (ministrit) të punëve të brendshme. Pasardhës i tij u bë Sergei Krugllov, kurse Beria u përqendrua plotësisht në realizimin e programit të krijimit të armës bërthamore. Pas provave që iu bënë në shkretëtirë mekanizmit bërthamor amerikan, punimet në BRSS për krijimin e armës bërthamore vetiake u intensifikuan në mënyrë të paparë. Beria nga njëra anë organizonte dhe drejtonte sigurimin e gjithë informacionit të domosdoshëm zbulues, kurse nga ana tjetër - realizonte drejtimin e përgjithshëm të gjithë projektit. Më 29 gusht të vitit 1949 bomba atomike sovjetike kaloi me sukses provat në poligonin Semipalatinsk.