Në një sërë qytetesh të botës janë vendosur masa të rritura sigurimi pas njoftimeve mbi aktet terroriste në metronë e Moskës. Kështu, në qytetin e madh të SHBA-s New York është forcuar mbrojtja në transportin publik. Policia e Uashingtonit gjithashtu ka përforcuar masat e sigurimit në metro. "Ne do të ruajmë gjendjen e shkallës së lartë të gatishmërisë si të paktën deri në samitin e pritshëm për sigurimin bërthamor, i cili planifikohet të zhvillohet pas disa javësh në Uashington", - deklaroi i ngarkuari me detyrat e drejtuesit të drejtorisë së policisë në metropoliten Jeri Lee.