Forumi që përfundoi ditët e shkuara të fundjavës në Bruksel, i cili u organizua nga Fondi gjerman Marshall, diskutoi politikën e BE në lidhje me probleme të tilla të rëndësishme e të mëdha si sigurimi global. Por në mesoret, korridoret e tij pjesëmarrësit folën mbi gjërat më konkrete të kësaj bote. Në veçanti, Presidentët e Serbisë dhe Kroacisë, përkatësisht, Boris Tadiç dhe Ivo Josifoviç i premtuan njëri tjetrit mbështetje reciproke në çështjen e intergrimit të dy vendeve në BE. "Në qoftë se Kroacia do të bëhet anëtare e BE, ky do të jetë jo vetëm sukses i saj, por edhe sukses i Serbisë. Kjo është frymë e re, frymë europiane" - u shpreh me bindje të plotë Lideri serb. Por problemi kryesor i Bashkimit Europian vërehet jo në deficitin e "frymës europiane", por në atë, se organizata po riprodhon në radhët e veta probleme që më parë ekzistonin jashtë kufijve të saj, mendon vëzhguesi i radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Pjotër Iskenderov. Këto javët e fundit gjendja e punëve në Bashkimi Europian u diskutua kryesisht në kategoritë financiaro-ekonomike. Kriza që po përjetohet aktualisht nga Greqia u bë me të vërtetë epokë e paprecedentshme e valutës unike europiane për Bashkimin Europian dhe kërkoi marrjen urgjente të vendimeve jopopullore. Por stabiliteti ekonomik i BE dhe qendrueshmëria e euros varen jo vetëm nga faktorët financiarë, por edhe ata politikë. Dhe këtu simptomat kërcënuese bëhen akoma dhe më evidente. Më kryesorja ndër këto simptoma ështe acarimi i situatës në rajonet me konflikte ekzistuese dhe potenciale. Në vitin 2004 në përbërjen e BE hyri Qipro - ishull i ndarë ky, ku konfrontimi greko-turk ka tipare të ngjashme me atë serbo-shqiptar në Kosovë. Në Bruksel nuk i fshehin aspak shpresat që ushqejnë në lidhje me atë, se "fryma, shpirti pan-europian" do të ndihmojë për zgjidhjen e problemit qipriot. Por për ironinë e hidhur të fatit është pikërisht BE ai që rrezikon të provokojë një acarim të ri të situatës. Këto ditë Presidenti i Republikës së Qipros Dimitris Hristofias i nënshtroi një kritike të rreptë linjën e BE që ndiqet ndaj Qipros. Në veçanti, atë e indinjuan pa masë tentativat e Komisarit Europian Stefan Fϋle për përligjjen e marrëdhënieve të drejtpërdrejta tregtare midis vendeve anëtare të BE dhe territorit të Qipros së Veriut, të okupuar nga Turqia. Këto përpjekje mund të krijojnë "probleme të mëdha për bisedimet ndërkomunale në lidhje me rregullimin e çështjes qipriote", - shprehet me bindje të plotë zoti Hristofias. Përveç kësaj, ekziston ndjesia e asaj, se BE po përpiqet në mënyrë mekanike të aplikojë në terrenin qipriot përvojën e vet të dyshimtë kosovare, ku Brukseli i ndërton marrëdhëniet me Prishtinën "me anashkalim" të Beogradit.