Interpoli do të ndihmojë në hetimin e shpërthimeve në metronë e Moskës dhe është i gatshëm të sigurojë nëpërmjet kanaleve të veta informacionin mbi organizatorët e mundshëm të tyre si dhe ti shpallë ata në kërkim ndërkombëtar. Qendra Koordinuese e Interpolit bashkëpunon ngushtë me byronë në Moskë. Ndaj kërkesave të autoriteteve ruse drejtuar atij të gjitha strukturat e Interpolit do të përgjigjen sipas rregullit prioritar. Dhënien e çfarëdo lloj ndihme në hetimin e akteve terroriste e propozoi edhe Drejtuesi i shërbimeve policore të Interpolit Jean-Michel Louboutin.