Grupi operativ që po zhvillon hetimin e shpërthimeve në metropolitenin e Moskës disponon video icizimet e dy akteve terroriste. Vagonët, në të cilët ndodhën shpërthimet, janë të pajisur me videovëzhgim të përhershëm. Falë kësaj milicia disponon incizime të sakta të fytyrave të terroristeve  kamikaze, kurse incizimet e bëra në sallat e metrosë dhe nënkalimet lejojnë të përcaktohen bashkëfajtorët që shoqëronin terroristet kamikaze. Kufomat e gjetura në vendet e shpërthimeve, të cilat ndoshta i përkasin terroristeve, janë dërguar për ekspertizë.