Shkarko audiofailin


0 Sot në mëngjes në metronë e Moskës ndodhën dy shpërthime të fuqishme, shumë të ngjashme për nga përgatitja dhe forca goditëse, që sollën me vete në pasoja të tmerrshme - dhjetra të vrarë e të plagosur.

Zëvendësi i kryetarit të Komitetit të Dumës Shtetërore për legjislacionin konstitucional dhe ndërtimin shtetëror Viktor Iljuhin

0 mendon, se aktet e kryera terroriste janë sfidë e iniciuar nga ekstremistët që i bëhet shërbimeve speciale: "Unë mendoj, se versioni kryesor konsiston në atë, se në periudhën shkurt-mars shërbimet speciale ruse zhvilluan një sërë operacionesh të suksesshme kundër formacioneve të amatosura banditeske në Kaukazin e Veriut. Gjatë tyre u likuiduan jo vetëm guerrilas të thjeshtë, por edhe disa liderë të tyre. Për mendimin tim, ajo që ndodhi sot në mëngjes në Moskë është hakmarrje. Kjo është sfidë e bërë shërbimeve speciale. Çdo akt terrorist është mundësi e mirë për destabilizimin e gjendjes dhe frikësimin e popullsisë. Për fat të keq, shërbimet speciale nuk e morrëm parasysh këtë moment në veprimet e tyre".

Ja se ç'thotë Drejtori i përgjithshëm i Fondit antiterrorist kombëtar të Rusisë Oleg Neçiporenko: "Kur ndodh neutralizimi i pasojave, perceptimi i tyre, informacioni është kaq i madh sa që nuk lejon të përzgjidhen disa nga versionet si më kryesore... Duhet të tregohet një kujdes tejet i madh gjatë bërjes së vlerësimeve. Dhe, në përgjithësi, sipas teknologjisë në fillim të veprimeve hetimore nuk duhet folur fare për gjithfarë versionesh, nuk duhen shprehur presupozime në lidhje me atë, se kush dhe për ç'motive e bëri këtë. Të gjitha këto shkaktojnë tensionim të panevojshëm, krijojnë në shoqëri figurën e armikut në kundërshtim me atë, se kush qendron në të vërtetë pas kësaj mënxyre. Hetimi është ai që do të zbardhë gjithçka", tha Oleg Neçiporenko.

Ndërsa ja mendimi i Drejtuesit të qendrës së ndihmës juridike dhe psikologjike në raste ekstremale Mihaill Vinogradov. Si specialist me përvojë që është ai mendon si vijon: "Ne i nënshtrohemi sulmit të terrorizmit ndërkombëtar, i cili vepron me duart e bashkatdhetarëve tanë, qytetarëve tanë. Terrorizmi tashmë që prej kohësh është bërë ndërkombëtar. Dhe ne, Rusia, jemi si halë në sy për terrorizmin ndërkombëtar. Ne shkaktojmë acarim tek ai me vetë faktin se po zhvillohemi, po ngrihemi më këmbë, po dalim nga kriza, po vazhdojmë të përsosemi. Këto shpërthime janë, sigurisht, veprime të terroristëve të nivelit ndërkombëtar", konkludon Mihaill Vinogradov.