Me koncertin e interpretuesve të rinj rusë përfundon në Konservatorin Mbretëror të Brukselit Festivali kulturor "Pranvera ruse 2010", kushtuar 65 vjetorit të Fitores së popullit sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. Në mesazhin  e vet drejtuar pjesëmarrësve të festivalit Ministri rus i punëve të jashtme Sergei Lavrov theksoi, se "paleta shumëngjyrëshe e lidhjeve ruso-berge u pasurua edhe me një nuancë tjetër të spikatur" dhe shprehu besimin, se festivali do të bëhet një kontribut i rëndësishëm në afrimin e popujve, në krijimin e hapësirës unike humanitare midis Rusisë dhe Bashkimit Europian.