Franca dënon vendosmërisht aktet terroriste që u kryen në metronë e Moskës. Për këtë deklaroi Ministri francez i punëve të jashtme Bernard Kouchner. Ai shprehu "solidaritet të plotë" me Rusinë. "Franca i dënon plot vendosmëri këto akte terroriste dhe i konfirmon Rusisë solidaritetin e vet në këto momente  tragjike, - tha Kreu i diplomacisë franceze. - Ne shpresojmë shumë se do të merren të gjitha masat me qëllim që fajtorët e këtyre krimeve çnjerëzore, monstruoze të arrestohen e të dalin përpara drejtësisë".