Në Moskë 30 marsi i vitit 2010 është shpallur Ditë Zie për nder të kujtimit të viktimave të aktit terrorist në metronë e Moskës, i njoftoi Agjencisë "Interfax" sekretari i shtypit i Kryetarit të Bashkisë së Moskës Sergei Coi. Sipas fjalëve të tij, qeveria e Moskës po u jep ndihmë mjekësore të gjithë atyre që u plagosën gjatë akteve terroriste, të cilat ndodhën në metropolitenin e Moskës në stacionet "Llubjanka" dhe "Park kulturi", pavarësisht nga vendi i banimit të tyre.