Të hënën për të krishterët e gjithë botës fillon Java e Madhe - java e fundit përpara Pashkës, kur ata kujtojnë pësimet e Krishtit në kryq. Në këto ditë besimtarët duhet ti përmbahen një kreshme të rreptë "për hir të Pësimeve të Zotit Krisht", që pranoi mbi vete Jisui për mëkatet e njerëzimit. Mbaron Java e Madhe pas ditës së shtunë, në mesnatë, kur besimtarët përshëndesin me ngazëllim në shpirt njeri tjetrin me fjalë "Jisu Krishti u ngjall!", duke lajmëruar me këtë fillimin e festës. Të krishterët e gjithë botës e kremtojnë këtë vit Pashkën në një ditë, më 4 prill.