Modernizimi i arsimit profesional dhe strategjia e zhvillimit të Siberisë janë temat kryesore të mbledhjes që po zhvillon Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin në Krasnojarsk. Ajo po mbahet në Universitetin Federal të Siberisë - në njërin nga 2 universitetet federale të krijuar në ditën e sotme. Në një kohë të afërt institucione të tilla arsimore do të duken mbi bazë të universiteteve ekzistuese edhe në qarqe të tjera federale. Aktualisht në sferën e arsimit të lartë profesional po zhvillohet procesi i hapjes së lloje të tjera të institucioneve mësimore - universiteteve federale dhe universiteteve studimore kombëtare. Vitin e kaluar u zgjodhën 14 institute të lartë.