Tragjedinë që ndodhi në metronë e Moskës e komenton tani përpara mikrofonit të "Zërit të Rusisë" eksperti për çështjet e terrorizmit, narkobiznesit dhe rreziqeve që i kërcënohen sigurimit të Institutit  të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare Igor Hohllov: "Është ende shpejt të flitet për nxjerrjen e konkluzioneve përfundimtare. Hetimi sapo ka filluar nga puna, por është plotësisht e mundur që ky të jetë reagim ndaj forcimit të luftës kundër terrorizmit, ndaj rritjes së efektivitetit të punës së shërbimeve speciale ruse, dëshmitarë të të cilit jemi bërë ne këto kohët e fundit. Dhe, sigurisht, kjo në një shkallë të caktuar është masë e shkaktuar nga dëshpërimi, gjendja e pashpresë e terroristëve. Sepse duket fare qartë, se ata po humbasin mbështetjen në shoqëri, ndër të tjera edhe në republikat e Kaukazit të Veriut, ku metoda të tilla të imponimit, rrënjosjes së ideologjisë së vet shkaktojnë mospranim tek njerëzit normalë pavarësisht nga kombësia, bindjet apo besimi fetar që praktikojnë. Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill u bëri thirrje qytetarëve rusë për ti kundërvënë akteve terroriste në metronë e Moskës unitetin dhe vullnetin e patundur. Kjo është e domosdoshme për të ndaluar jo vetëm terroristët, por edhe ata që i mbështesin, i financojnë apo i justifikojnë kriminelët. Patriarku i obligoi të gjithë priftërinjtë që të vizitojnë të dëmtuarit, të cilët ndodhen në spitale.