Një shpërthim i fuqishëm buçiti në qendër të Athinës. Si rezultat vdiq një burrë që ndodhej në epiqendër të tij. Një grua emigrante dhe vajza e saj dhjetëvjeçare u plagosën. Vajza tani ndodhet në gjendje kritike. Shpërthimi ndodhi në qendër të rajonit Patisia, pranë institucionit arsimor shtetëror dhe i shkaktoi dëmtime një sërë godinave aty pranë. Sipas versionit të policisë, u vu në veprim një bombë primitive e bërë vetë. Burri që gjeti vdekjen mund të ketë qenë një terrorist i pasuksesshëm, njoftoi Agjencia e lajmeve e Athinës me referim tek organet e ruajtjes së rendit.