"Rosatom" dhe ANEA do të krijojnë në Arhangelsk të Rusisë depon ndërkombëtare të rezervave të lëndës djegëse bërthamore për elektrostacionet atomike të vendeve anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA). Marrëveshja përkatëse u nënshkrua në Vjenë nga Kreu i "Rosatom-it" Sergei Kirijenko dhe Drejtori i përgjithshëm i ANEA-s Yukio Amano. Qëllim i kësaj iniciative është garantimi i aksesit të barabartë të të gjitha shteteve në shfrytëzimin e energjisë atomike gjatë respektimit të regjimit të mospërhapjes bërthamore.