Të dy shpërthimet në metronë e Moskës janë të ngjashëm për nga subjekti, njoftoi Prokurori i Moskës Jurij Siomin. Fuqia e shpërthimit në stacionin "Llubjanka" përbënte rreth 3 kilogramë në ekuivalen tritoli. Sipas të dhënave paraprake, si rezultat i dy akteve terroriste gjetën vdekjen më tepër se 30 veta, më shumë se 20 të tjerë janë plagosur. Spitali aeromobil për dhënien e ndihmës së shpejtë të dëmtuarëve është dislokuar pranë metrosë "Park kulturi" në Moskë. Shpërthimet në metro u kryen posaçërisht në atë moment, kur trenat po i afroheshin platformës së stacionit për rritjes e forcës asgjesuese, u njoftoi gazetarëve Kryetari i Bashkisë së Moskës Juri Lluzhkov.