Shpërthimet në stacionet e metrosë së Moskës "Llubjanka" dhe "Park kulturi", me propabilitet shumë të madh kanë gjurmë kaukaziane ", deklaroi eksperti analist i një prej strukturave kryesore ushtarake ruse. Dhe, me sa duket, tha ai, ato janë kryer nga terroristë-kamikaze. "Këto shpërthime mund të jenë hakmarrje nga ana e terroristëve", - presupozon ai, duke kujtuar gjatë kësaj, se para pak kohësh bashkëpunëtorët e strukturave ushtarake dhe milicisë zhvilluan një operacion të suksesshëm për likuidimin e një sërë terroristëve guerrilas në Kaukaz. Në veçanti, sipas fjalëve të tij, u likuiduan Anzor Astemirov, Sallambek Ahmadov, Abu Haled. Në Ingusheti si rezultat i operacionit të forcave ruse të ruajtjes së rendit u likuiduan fizikisht Said Burjatsij dhe një grup i tërë ilegaliteti terrorist. Tërheq vemendjen ndaj vetes ai fakt, se të dy shpërthimet ndodhën në linjën më të vjetër, atë të parë të metropolitenit. Dhe, duhet thënë, se ato ndodhën në trenat që po lëviznin në një drejtim - atë verior dhe buçitën në vagonat e dytë të dy trenave që qarkullonin në kahe të kundërt. "Sigurisht që ky nuk mund të jetë një përkim i rastësishëm - terroristët posaçërisht tërheqin vemendjen ndaj karakterit sfidues të veprimeve të veta, - vuri në burimi. Pa përmendur këtu adresën e vetë stacionit të metrosë "Llubjanka", i cili ndodhet jo larg vendit ku ndodhet godina e strukturës kryesore të sigurimit rus. Sipas faktit të shpërthimeve në metronë e Moskës është krijuar shtabi operativ, po zhvillohen veprimet urgjente hetimore si dhe operativo-kërkimore dhe i gjithë informacioni do ti bëhet i ditur mjeteve të informimit masiv, njoftoi Qendra e Marrëdhënieve me Publikun e Shërbimit Federal të Sigurimit.