Zëvendësi i parë i Kryetarit të Komitetit të Dumës Shtetërore për sigurimin Mihaill Grishankov mendon, se lufta terroriste që ka filluar kundër Rusisë drejtohet për destabilizimin e situatës në vend. "Shpërthimet në metronë e Moskës treguan edhe një herë, se rreziku kërcënues i akteve terroriste në Rusi vazhdon të mbetet mjaft i lartë dhe se kundër vendit tonë po vazhdon lufta terroriste", - deklaroi Mihaill Grishankov për Agjencinë "Interfax". Sipas fjalëve të tij, qëllim i këtyre akteve terroriste është frikësimi i popullit, dhe, si përfundim, lëkundja e situatës në Rusi.