Sot në mëngjes në  metronë e Moskës buçitën dy shpërthime. I pari ushtoi në vagonin e trenit në stacionin e metrosë "Llubjanka". Sipas të dhënave paraprake, ka të vrarë e të plagosur, i njoftoi Agjencisë "RIA Lajmet" një burim në organet e ruajtjes së rendit. "Shpërthimi buçiti, afërsisht, në vagonin e tretë të trenit. Në vendin e situatës emergjente mbërritën zjarrfikësit dhe shpëtuesit si dhe më tepër se 10 makina të "Ndihmës së shpejtë", tha burimi. Shpërthimi i dytë buçiti përsëri në metronë e Moskës, kësaj here në stacionin "Park kulturi".  Në lidhje me shpërthimet në metronë e Moskës është ngritur çështje penale sipas nenit 205 të Kodit Penal të Federatës Ruse "Terrorizëm". Për këtë njoftoi përfaqësuesi special i Komitetit hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Federatës Ruse.