Drejtori i Shërbimit Federal të Rusisë për kontrollin ndaj qarkullimit të drogës Viktor Ivanov bëri thirrje të luftohet bashkarisht kundër rrezikut kërcënues të drogës, i cili vjen nga Afganistani. Duke marrë fjalën në shoqërinë e politikës së jashtme të Gjermanisë, ai deklaroi, se "futja e trupave ndërkombëtarë në Afganistan në vitin 2001nuk dha rezultate të ndjeshme, me përjashtim të rezultatit të rritjes fenomenale të prodhimit të opiumit". Sipas fjalëve të tij, aktualisht në Afganistan prodhohet 95 % e gjithë drogës. Në krahasim me vitin 2001 plantacionet e të mbjellave të lulekuqes së opiumit u rritën në Afganistan 40 herë.