Kronika e Fitores. Kronika e ngjarjeve në frontet e Luftës së Dytë Botërore. 26 mars                                                      

Bashkimi  i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS)

Në zonën jugperëndimore të Koningsbergen-it trupat e Frontit të III-të Bjellorus po përfundonin shpartallimin e një grupit të forcave të kundërshtarit. Vendet e luftimeve të ashpra janë të mbuluara me kufomat e hitlerianëve. Armiku në mënyrë të çrregull e në panik po fillon të tërhiqet duke lënë pas vetes një numër të madh armatimesh dhe materialesh ushtarake. Nga trupat sovjetike u kapën shumë tanke dhe transportues të blinduar, qindra armë artilerie fushe.

Trupat e frontit të III-të Ukrainas po zhvillonin me sukses ofensivën. Brenda ditës u asgjesuan disa mijëra hitlerianë, u goditën dhe u dogjën 45 tanke të kundërshtarit.

Mareshal Georgi Zhukov kujtonte pas përfundimit të luftës ato ditë: "Forcat e Armatosura Sovjetike po përgatiteshin për betejën përfundimtare me fashizmin, për marrjen e Berlinit me sulm. Ne i përmbaheshim në mënyrë rigoroze politikës së kapitullimit pa kushte të Gjermanisë fashiste, të bashkërenditur me aleatët, si në sferën ushtarake, ashtu dhe në atë politike".

Gjermania:

Nga shënimet e bëra prej Joseph Goebbels, Ministrit të propagandës të Rajhut të Tretë në ditarin e vet: "I shkrova Fyrerit një letër të hollësishme përkatësisht reformës organizative të Forcave Ushtarako-Ajrore. Ai më ngarkoi mua me plotfuqishmëritë përkatëse. Unë kam mundësi tani ta thjeshtësoj kaq shumë gjithë sistemin e organizimit të forcave ustarako-ajrore, saqë ti jap fund me të vërtetë njëherë e mirë punës me këtë strukturë rakitike. Do të përpiqem ta kryej këtë detyrë maksimalisht shpejt".

Historia në detaje:

0 Fëmijërinë e shumë të rinjve sovjetikë e gëlltiti lufta, rininë - shkatërrimi dhe uria e pasluftës. Jetimët e mbetur pa prindër i transferonin vazhdimisht nga një shtëpi fëmije në tjetrën. Bile edhe pas arritjes së fitores mbi Gjemaninë 2 vitet e para shumë nga ata nuk njihnin shijen e bukës. Racionin e tyre atëhere e përbënin qulli dhe supa, të përvëluara me një lugë vaj peshku. Vogëlushët e mjerë të shtëpive të fëmijës qendronin me orë të tëra pranë dyqaneve dhe prisnin me shpresë se mos shitësi u hedh ndonjë grusht thërrimesh buke, që mbeteshin pas prerjes. Pikërisht këta fëmijë gjatë kohës së luftës rimëkëmbën ekonominë e shkatërruar. Në moshën 12 vjeçare ata punonin pranë tornove në uzina dhe fabrika, në kantjeret e ndërtimit. Ata piqeshin e maturoheshin shpejt duke u zëvendësuar motrave dhe vëllezërve prindërit.