Këngëtarja ruse Galina Vishnevskaja u shpall laureate e çmimit të përvitshëm "Ura e Artë", i cili jepet për kontributin e dhënë në zhvillimin e marrëdhënieve italiano-ruse. Për këtë njoftuan në komitetin organizativ të çmimeve, i cili është themeluar nga ambasada italiane në Rusi dhe shtëpia botuese "ITA" me mbështetjen e Presidentit të Italisë Georgio Napolitano. Ndër laureatët figuron gjithashtu edhe poeti, shkrimtari dhe skenaristi italian Tonino Guerra, i cili në mars kremtoi 90 vjetorin e vet, si dhe Drejtori i Ermitazhit të Peterburgut Mihaill Piotrovski.