Rusia dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike do të nënshkruajnë marrëveshjen mbi krijimin në Angarsk (Siberi) të rezervës ndërkombëtare të lëndës energjetike bërthamore. Atë mund ta përdorin vendet anëtare të ANEA , të cilat ndeshen me ndërprerje në furnizimet e uraniumit të varfëruar. Ky është moment kyç i iniciativës ruse destinuar për garantimin e ofrimit të shërbimeve të ciklit të lëndës energjetike bërthamore. Synimi i saj është garantimi i aksesit të barabartë të të gjitha shteteve të interesuara për shfrytëzimin e energjisë bërthamore gjatë zbatimit të regjimit mospërhapës.