0Tenori i famshëm italian Alesandro Safina për herë të parë do të japë koncert në Moskë. Në programin e tij janë përfshirë vepra klasike dhe të muzikës së lehtë. Ai do të këndojë gjithashtu në duet me këngëtaren e re ruse Maria Novikova, pjesëmarrësen e konkursit "Новая волна» (Vala e re). Safina ka krijuar stilin e vet, të cilin e quajti "rock operistik". Ai i ka dhuruar botës duete të mrekullueshme me Sarah Brightman, Elton John dhe këngëtarë të tjerë të famshëm. Aktualisht 47 vjeçari Alesandro Safina këndon në skenat më të mira të botës.