0Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë Guido Westerwelle e quajti çarmatimin bërthamore detyrën më e rëndësishme të njerëzimit, gjatë fjalës së mbajtur në Budenstagun gjerman. Ai paralajmëroi për ekzistencën e rrezikut kërcënues të dyfishimit të numrit të vendeve që zotërojnë armë bërthamore gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm, njofton Agjencia ITAR-TASS. Prandaj, sipas fjalëve të tij, përfundimi i suksesshëm i negociatave mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) midis SHBA-s dhe Federatës Ruse mund të bëhej një sinjal i rëndësishëm për arritjen e këtij qëllimi. Westerwelle u shpreh për dialog më të thelluar me Rusinë, ndër të tjera edhe për çështjet e krijimit të sistemit të Mbrojtjes Antiraket (MAR).