0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev mendon, se mjetet financiare të caktuara për përgatitjen e sportistëve për pjesëmarrjen në Olimpiadën në Vankuver u përdorën joefektivisht. Duke marrë fjalën në Sochi në mbledhjen e Këshillit pranë Presidentit për sportin, ai e quajti  vendin e 11-të, që zuri skuadra përfaqësuese ruse në kualifikimin e përgjithshëm ekipor në Olimpiadën e vitit 2010 në Vankuver, "rezultat i keq". Për ndryshimin e situatës është e domosdoshme të shfrytëzohet gjerësisht përvoja më e mirë ndërkombëtare. Në të gjitha vendet e zhvilluara të botës programet dhe metodika e stërvitjeve përpilohen me marrjen parasysh të veçorive individuale të sportistëve të ardhshëm olimpikë, vuri në dukje Medvediev. Presidenti propozoi gjithashtu që të krijohet qendra unike e monitorimit të përgatitjes së sportistëve rusë për Olimpiadën Dimërore të vitit 2014 në Sochi.