0Diskutimet e Gjenevës në lidhje me çështjet e sigurimit dhe stabilitetit në Transkaukazi kanë nevojë për qendrime të matura, të peshuara mirë dhe elastike, të cilat të merrin parasysh situatën reale në rajon dhe ti shërbenin zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis Gjeorgjisë, Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, thuhet në mesazhin e bërë publik në site-n e MPJ të Federatës Ruse. Fantazitë luftarake të Tbilisit, apogje i të cilave u bë provokimi publik i kompanisë televizive "Imedi" më 13 mars, nuk bënë gjë tjetër veçse konfirmuan edhe një herë domosdoshmërinë e përforcimit juridik të detyrimeve për mospërdorimin e forcës nga ana e Gjeorgjisë, vihet në dukje në njoftim. Raundi i radhës i diskutimeve do të zhvillohet në Gjenevë më 30 mars.