0Në Sochi-kryeqytetin dimëror të Olimpiadës-2014 u çuan flamujt olimpikë dhe paralimpikë. E drejta për të mbajtur simbolet kryesore të garave ndërkombëtare iu është besuar fituesve rusë të Lojrave Olimpike dhe Paralimpike në Vankuverin kanadez. Flamurët do të vendosen në sallonin e pritjes të administratës së Sochit, ku ata mund ti shohin të gjithë ata që dëshirojnë, kurse që nga qershori flamurët do të ruhen në muzeun olimpik të qytetit. Lojrat Olimpike Dimërore do të hapen në Sochi më 7 shkurt të vitit 2014.