0Rusia dhe Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) do të nënshkruajnë marrëveshjen mbi krijimin e Bankës së lëndës djegëse për vendet anëtare të Agjencisë më 29 mars në Vjenë, njofton Agjencia "Interfax". Banka do të krijohet në Qarkun e Irkutskut të Federatës Ruse, ku tashmë funksionon Qendra Ndërkombëtare për pasurimin e uraniumit. Mekanizmi i ri do të lejojë garantimin e aksesit, vendeve që kanë dëshirë të zhvillojnë energjetikën atomike, në shërbimet e pasurimit të uraniumit . Në Bankën e lëndës djegëse mund të drejtohet çdo vend, i cili nuk ka mundësi të furnizohet me këtë material në tregun e lirë. Furnizimet do të realizohen me vendim të ANEA-s.