0Në Paris po zhvillohet një nga Sallonet Ndërkombëtarë më të mëdhenj të Librit në botë. Prodhimet e veta i kanë paraqitur në të rreth 1000 shtëpi botuese nga 25 vende të ndryshme, firma të shitjes së librave, Internet-botime. Në Paris mbërritën rreth 100 shkrimtarë të njohur nga vende të ndryshme. Në kuadrin e sallonit do të zhvillohen më shumë se 600 aktivitete. Në lidhje me zhvillimin e Vitit të Rusisë në Francë Federata Ruse del në rolin e ekspozueses qendrore. Me pjesëmarrjen e saj në ditët e Sallonit do të zhvillohen aktivitete kushtuar 150 vjetorit të jubileut të Çehovit, 100 vjetorit që nga dita e vdekjes së Lev Tolstoit dhe jubileut 65 vjeçar të Fitores së Madhe.