Disaster film i parë sovjetik u bë "Ekuipazhi", i cili u xhirua në vitin 1979 me aktorët e mrekullueshëm Leonid Fillatov dhe Georgi Zhzhonov në rolet kryesore. Filmi pati një sukses jashtëzakonisht të madh, të paparë. Atë e shikonte me ëndje të madhe i gjithë vendi. Në mënyrë të veçantë i impresionuan shikuesit, mund të thuhet, skena gati e parë erotike në kinematografinë sovjetike si dhe nisja e fluturimit të aeroplanit në momentin e rënies së tërmetit, zjarri që shpërtheu dhe shkatërrimi i avionit gjatë ujes në tokë.

Filmi i Aleksandër Mitta-s me titull "Përralla e shtegëtimeve", që u xhirua në vitin 1982, mund të quhet si filmi i parë i gjinisë së fantazisë filozofike në Rusi. Muzikën e këtyre filmave e shkroi kompozitori i njohur Alfred Shnitke, ndërsa kanë luajtur në to yjet e kinematografisë sovjetike dhe ruse .

Fragment nga filmi "Përralla e shtegëtimeve". Muzika Alfred Shnitke.