Pas përfundimit të operacionit ushtarak të Forcave Ndërkombëtare të Bashkëveprimit për Sigurimin në provincën afgane Helmand komanda e kontigjentit amerikan refuzoi të japë urdhrin për eliminimin e plantacioneve të të mbjellave të lulekuqes së opiumit. Ata konfirmojnë, se ky është thjesht mjet ekzistence për fshatarët afganë. Deklarata të tilla bien ndesh me vendimet e marra në lidhje me problemin e drogës afgane në kuadrin e OKB-së dhe të forumeve të tjera ndërkombëtare, thuhet në kometimet e MPJ të Federatës Ruse. Në dikasterin rus të politikës së jashtme e quajnë këtë dëshmi - në mos favorizim të drejtpërdrejtë, atëhere indirekte prodhuesve të drogës.