Përgatitja e sportistëve rusë për Olimpiadën-2014 në Sochi është tema kryesore e mbledhjes së Këshillit Presidencial për zhvillimin e fizkulturës dhe sportit. Siç deklaroi më parë Kryetari i shtetit Dimitri Medvediev, sipas përfundimeve të diskutimit mund të pasojnë edhe një sërë emërimesh të reja në sferën e administratës së sportit kombëtar. Presidenti gjithashtu ka ndërmend ti kushtojë një vemendje të rritur çështjeve të përdorimit efektiv të mjeteve që janë caktuar për përgatitjen e sportistëve. Në mbledhje do të diskutohet edhe përgatitja e vetë qytetit Sochi për Lojrat Olimpike Dimërore të vitit 2014.