Në Rusi startoi Internet-projekti "Fitorja ka fytyrat tona", kushtuar 65 vjetorit të Fitores së Madhe Patriotike të viteve 1941-1945. Qëllimi i saj është që tu jepet bashkëkohësve mundësia për fiksuar kujtimin e parardhësve të vet, të cilët patën jetuar, luftuar dhe punuar në vitet e luftës. Në site mund të vendosen fotografi dhe dokumente të asaj kohe, duke kujtuar pjesëmarrësit e luftës ose tregimet e të afërmëve të tyre. Me idenë e realizimit të këtij projekti doli klubi patriotik i të rinjve të Partisë "Edinaja Rusia" ("Rusia unike").